English

Rama për “Kurbanin”: Është libër për të ardhmen

Korçë, 5 dhjetor 2011, NOA - Pas vizitës dy ditore në Maqedoni, kryetari i PS-së, Edi Rama ka promovuar librin e tij “Kurbani” në qytetin e Korçës, “Kur flas për librin është gjithmonë një tjetër eksperiencë. Më bëhet qejfi që do ta lexoni librin vetë. Shpresoj që pavarësisht nëse jeni apo jo dakord, të mos jetë një lexim i mërzitshëm. Ky është një libër për të ardhmen”, ka rrëfyer Rama në takimet me lexuesit.

Edi Rama, i shoqëruar si në çdo event të promovimit të “Kurban” ngabashkëshortja e tij Linda, u tha korçarëve “Përtej interesit që vetiu ka ngjallur libri për personazhet dhe episode të caktuara, ka shumë më tepër se kaq brenda tij. Shpresoj që ju ta gjeni atë. Jam i emocionuar, në çdo promovim ndjej një emocion të ndryshëm.”

a.q/NOA

KOMENTE