English

Shtypi gjerman: Leka Zogu sulmoi me armë KQZ, Berisha, dashuri e vonë me pretendentin për fron

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje të veçantë në numrin e sotëm, largimit nga jeta të djalit të mbretit Zog, Leka Zogu. Në artikullin me titull "Shqipëria thotë lamtumirë" ajo shkruan se është organizuar një varrim shtetëror për atë, që donte me dëshirë të ishte mbret, Leka Zogun.

"Me dëshirën e kryeministrit, Sali Berisha, 'ai u varros me të gjitha nderimet mbretërore'. Kufoma e tij u vendos në parlament, ndërsa flamujt në gjysmështizë. Ndërsa të shtunën Shqipëria e shpalli zi kombëtare.

Varrimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion, shkruan FAZ. Kjo, kur nuk kanë kaluar as 14 vjet, kur Leka Zogu doli i veshur në uniformë, me pistoletë dhe granata dore në krye të shpurës së tij dhe u fut në godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse nuk donte të njihte rezultatin e KQZ-së, që rrëzonte referendumin për rivendosjen e monarkisë.

Kjo ngjarje u konsiderua përpjekje për puç. Në mungesë ai u dënua me tre vjet heqje lirie, shkruan gazeta gjermane“Frankfurter Allgemeine Zeitung”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Vitet e kaluara Leka Zogu tërhoqi vëmendjen me idenë e Shqipërisë së madhe. Dashuria e vonë për trashëgimtarin e fronit ka më shumë lidhje me një kalkulim politik të kryeministrit Sali Berisha për të fituar përkrahjen e monarkistëve, se sa me idealizimin nostalgjik të periudhës së Zogut, shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung."

e.t/NOA

Lexoni edhe këtë: I treti i vërteti? Pse Leka Zogu II ka më shumë shanse të bëhet Mbret i Shqiptarëve

VIDEO: Leka Zogu përcillet në banesën e fundit

KOMENTE