Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtria mbush 99 vjeç
English

Ushtria mbush 99 vjeç

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Forcat e Armatosura, ditën e sotme festojnë 99 vjetorin e krijimit të tyre.

Me këtë rast Ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh se, viti i ardhshëm do të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal për të gjithë anëtarët e Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, në emër të institucionit që ai drejton, ka përshëndetur sot nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes të gjithë oficerët, nën oficerët dhe punonjësit civil që kanë shërbyer dhe që shërbejnë në Forcat e Armatosura, me rastin e 99 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Agim Lala, Drejtues Forcash, si dhe drejtorë Drejtorisha në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, Ministri Imami, pasi uroi të gjithë efektivët ushtarak dhe civilë që shërbejnë në FA u shpreh se 4 dhjetori është një datë e paharruar për të gjithë ushtrinë shqiptare. “Pas 28 Nëntorit të lavdishëm, ditës së shpalljes së pavarësisë nga burri i mençur Ismail Qemali, 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhorë në historinë e shtetit shqiptar, krijimin Ushtrinë Kombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm se çdo vit që kalon e lartëson atë akt kurajoje, vendosmërie, mençurie në kujtesën tonë kombëtare bashkë me atë brez atdhetarësh, që në rrethana të kërcënimit të interesave vitale të Kombit Shqiptar, me plotë besim në një ide të lartë fisnike, krijuan shtetin shqiptar dhe ngritën menjëherë Ministrinë Kombëtare të Luftës”, u shpreh Imami.

Sipas tij, Shqipëria sot ka një ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj dhe se Forcat e Armatosura po lirohen nga barra e rëndë e municioneve dhe materialeve të tepërta të trashëguara nga e kaluara.

Sakaq në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 99 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, gjatë ditës së sotme ceremonitë vijuan edhe në Komandën e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, si dhe në Komandën e Mbështetjes Logjistike, Rajonale, Baza Ushtarake etj., ku prej vitesh kanë shërbyer e shërbejnë ushtarakë të Forcave të Armatosura. Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e 99 vjetorit të Ushtrisë Shqiptare, më datë 8 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, do të organizohet edhe një koncert madhështor me titull: “Kënga Epike”, ku do të marrin pjesë zërat më të njohur të muzikës shqiptare.

a.y/NOA

KOMENTE