Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dilema e dënimit për vrasësin skizofren
English

Dilema e dënimit për vrasësin skizofren

Trento, 6 dhjetor 2011, NOA- Gjykata e Apelit në Trento ka kërkuar një vlerësim të ri psikiatrik për shqiptarin Lorenc Smoqi, i akuzuar se ka vrarë më 7 janar të vitit 2009 përballë bibliotekës në Grigno, studentin italian Luigi Del Percio.

Sië raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ndërsa pritej vendimi i trupës së gjyqtarëve të Apelit, pas 6 orësh mbyllur në dhomën e këshillimit, Gjykata ka kërkuar një vlerësim të ri psikiatrik për të kuptuar nëse i pandehuri në kohën e vrasjes ishte i pavullnetshëm për të kuptuar dhe dëshiruar.

Organi i akuzës kishte kërkuar që Smoqi të dënohej me 20 vjet burg, ndërsa gjyqtarët kanë argumentuar në kërkesën e tyre se nuk duan të nxitohen në dhënien e dënimit.

Gjykata e Shkallës së Parë në prill të vitit 2010, e kishte cilësuar shqiptarin si të paaftë mendërisht.

Pas kësaj i riu iu nënshtrua një sërë vlerësimesh psiqike, nga të cilat vrasësi rezultoi i prekur nga skizofrenia dhe u konsiderua i rrezikshëm për shoqërinë dhe i paaftë për të vepruar.

Sakaq analizave dhe vlerësimeve të reja pritet që tu nënshtohet sërish Smoqi, ndërsa thuhet se ai mund të dënohet me 10 vite qëndrim në një spital psikiatrik.

a.y/NOA

KOMENTE