English

Dyshohet mbytja e 12-vjeçares, RENEA në kërkim

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA Update – Një vajzë 12 vjeçare dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në lumin në afërsi të zonës së Babrroit, në periferi të Tiranës.

Nga burimet zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se një vajzë e mitur ka rënë nga ura e Babrroit në lumë, raporton agjencia NOA.al.

Policia konfirmon se vajza 12-vjeçare Emiljana Mekaj, rezulton e zhdukur prej disa orësh.

Polumbarët dhe forcat RENEA kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të se miturës, e cila dyshohet se është rrëmbyer nga rryma e fortë e ujit, që e ka marrë me vete.

a.q/NOA

KOMENTE