English

Kufomë e pajetë në brigjet e Durrësit

Durrës, 6 dhjetor 2001, NOA- Një kufomë është gjetur e pajetë në brigjet e detit në Durrës, në afërsi të zonës së Currilave.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA,al, mësohet se viktima është e seksit mashkull dhe rreth 45 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi trupin e pajetë drejt morgut të qytetit.

Gjithsesi aktualisht po vijojnë hetimet për identifikimin e trupit të pajetë dhe zbardhjes së shkaqeve që çuan në mbytjen e viktimës.

a.yNOA

KOMENTE