Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia, Nimiç: Haga nxit iniciativë për zgjidhjen e emrit
English

Maqedonia, Nimiç: Haga nxit iniciativë për zgjidhjen e emrit

Shkup, 6 dhjetor 2011, NOA - Vendimi i Gjykatës së Hagës duhet të shihet si një mundësi për nxitjen e iniciativave të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kjo u theksua dje nga ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimiç në një deklaratë me shkrim mbi vendimin e djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër palës greke.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare mbi Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995 duhet të shqyrtohet me kujdes nga ana e qeverive të të dyja vendeve. Gjatë ditëve të fundit kam qenë në komunikim me ta dhe kam kërkuar që të shohin këtë vendim si mundësi për të menduar në mënyrë konstruktive për marrëdhëniet e ndërsjellta si dhe për përtëritjen e nismës për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për kontestin e emrit”, deklaroi Nimiç.

Ai shtoi se është i gatshëm për të punuar me dy vendet, me qëllim që të arrihet sa më shpejt një zgjidhje afatgjate për kontestin e emrit të Maqedonisë.

INA/NOA

KOMENTE