Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po rritet dhuna ndaj gazetarëve
English

Po rritet dhuna ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, ka dënuar ashpër rastet e kërcënimeve, frikësimit dhe fyerjes se gazetareve që kanë ndodhur gjatë këtij viti. Në një konferencë për media asociacioni i gazetarëve ka raportuar për 27 raste të dhunës ndaj gazetarëve.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës Arben Ahmeti tha se në krahasim më vitet e kaluara, këtë vit, mënyra e kërcënimit të gazetareve ka ndryshuar. Sipas tij, tani po ushtrohet edhe dhunë fizike.

Ahmeti konsideroi se veprimi i tillë i kërcënimit është ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën e gazetarëve, në gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes.

“Gjatë vitit i kemi pasur 27 raste, kur AGPK-ja është detyruar të reagojë për shkak të ndërhyrjeve të ndryshme prej personave të ndryshëm në punën e gazetareve. Prej tyre kemi pasur 9 raste të ndryshme kur është ushtruar dhunë fizike ndaj gazetareve që është statistikë shumë shqetësuese; janë më shumë raste se sa çdo vit tjetër. Pra, raste kur gazetaret kërcënohen për shkak të artikujve që kanë publikuar, ose për shkak të punës që do të bëjnë në forma të ndryshme”.

Ahmeti i cituar nga radio Evropa e Lirë ka thënë se AGPK-ja ka evidentuar edhe forma të tjera të dhunimit të të drejtave të gazetarëve dhe është obliguar të reagojë.

Sipas tij kërcënimet kanë ardhur nga qarqe të ndryshe duke filluar nga biznesmenët e ndryshëm e deri të zyrtarët e institucioneve.

“Këtë vit ajo që duhet ë potencohet është se një kërcënim është bërë prej një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Pra, niveli i kërcënuesve është gjithëpërfshirës, prej biznesmenëve të ndryshëm, te punëtoret institucionalë, e deri te deputetët e Kuvendit të Kosovës”, bëri të ditur Ahmeti.

AGPK-ja, iu bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve, partive politike dhe grupeve tjera të interesit që t'i lënë gazetarët të lirë në punën e tyre.

Ahmeti ka thënë se aktualisht është përhapur fenomeni i identifikimit të mediave si antishtetërore dhe si media që punojnë në interesa të Serbisë.

“Duket se ky mentaliteti i njerëzve që përfaqësojnë grupe të caktuara të interesit politik, vazhdon të mendojë se identifikimi i dikujt si spiun ose si një organizatë që punon për interesa të Serbisë, do të humbas kredibilitetin te qytetarët, dhe në ketë mënyrë ajo që çka raporton media bëhet e pavlefshme”, tha ai.

Ndryshe, në vitin e kaluar janë raportuar 32 raste kur AGPK-ja, kishte reaguar për pengimin e punës së gazetarëve.

Në këtë vit numri i rasteve është më i vogël, por serioziteti i tyre sipas AGPK-së është më i madh.

Megjithatë, organizata që mbron të drejtat e gazetarëve në Kosovë është kritikuar nga gazetarët duke thënë se kjo organizatë veç lëshimit të një komunikate për ndonjë rast dhune, nuk ka bërë diçka tjetër.

Por, Artan Haraçia, anëtar i bordit të AGPK-së thotë ajo çka mund të bëjë aktualisht AGPK-ja është vetëm reagimi.

“AGPK-ja është një organizatë joqeveritare e cila merret me ndihmën dhe përkrahjen që duhet t’iu japë sa më mirë anëtarëve të vet, por nuk është një organ as i drejtësisë, as i policisë, as gjykatë, dhe nuk mund të vazhdojë më tutje, veç reagimit apo një aktiviteti të caktuar që e ngritë vetëdijen e përgjithshme të njerëzve, që njerëzit që raportojnë të vërtetën nuk duhet të preken se edhe ata punojnë për të mirën e këtij vendi”, theksoi Haraçia.

Sakaq, gazetari i të përditshmes “Koha Ditore”, Vehbi Kajtazi, tregon për rastet e shumta të kërcënimeve të cilat i kanë ndodhur.

Ai tregon se rastet më të shpeshta të kërcënimeve janë nga grupet, siç i quan ai, kriminale, që kanë lidhje me pushtetin në forma të ndryshme.

“Janë dhjetëra raste të kërcënimit të drejtpërdrejtë, po në mënyre të tërthorë që lidhen direkt më punën që bëj si gazetar. Këto kërcënime vinë nga njerëz të ndryshëm, që janë të lidhur me politiken nëpërmjet lidhjeve të tyre të kaluara qoftë nga lufta, po edhe tash përmes biznesit".

"Zakonisht kur shkruan për këta njerëz, ata në asnjë formë nuk duan që shkrimi edhe e vërteta të dalin në shesh, edhe automatikisht nisin me kërcënime me presion në forma të ndryshme”, tha Kajtazi.

AGPK kërkon nga mediat që t'u ofrojnë gazetarëve hapësirë të nevojshme për punë profesionale.

Siç ka bërë të ditur AGPK-ja, ndikimi i qeverise në media ka bërë që 18 gazetarë të largohen nga puna për shkak se ata nuk kanë shkruar ne favor të tyre ose kanë kritikuar ekzekutivin.

Përveç kërcënimeve dhe shantazheve me të cilat u tha se gazetarët kosovarë janë ballafaquar gjatë punës së tyre, marketingu tash e disa vjet shihet si mënyrë moderne e kontrollimit të mediave.

Përkatësisht, qeveria dhe agjencitë shtetërore thuhet se përmes reklamave diktojnë edhe politikat redaktuese e editoriale të mediave kosovare, të cilat ende nuk kanë arritur të jenë të vetëqëndrueshme financiarisht.

KOMENTE