Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Saliu paguan më pak taksa se kur ishte në opozitë
English

Rama: Saliu paguan më pak taksa se kur ishte në opozitë

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Ramanjë reagim në blogun e tij personal i përgjigjet Kryeministrit Berisha për deklaratat e lëshuara në mbledhjen e qeverisë.

“Ndërkohë që Saliu dokërrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tonë për uljen e taksave për ata që kanë rroga më të ulëta dhe rritjen e taksave për ata që kanë rroga më të larta, ja se çfarë do të ndryshonte po të pranohej propozimi ynë. Shifrat flasin në këtë rast më mirë se çdo koment. Shihet qartë që sot, pas refuzimit të propozimit tonë, kush fiton më pak do vazhdojë të paguajë më shumë dhe kush fiton më shumë do vazhdojë të paguajë më pak. Nesër s’do jetë më kështu”, shkruan Rama.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në qëndrimin e tij Rama thekson se, do të jetë Partia Socialiste ajo që do të verë në vend padrejtësitë, pasi nuk do të ketë 10% taksë për të gjithë, nga pastruesja e infermierja tek ministri e Kryeministri.

Sipas Ramës, do të ketë zero taksë për atë që ka pagë minimale dhe progresivisht më shumë deri tek deputetët, ministrat e Kryeministri.

Më tej Rama thekson se, “Sot një infermiere paguan taksa 30 herë më shume se kur Saliu ishte në opozitë, ndërsa Doktori paguan taksa me pak se kur ishte në opozitë!”

a.y/NOA

KOMENTE