Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrahin punonjësit e policisë, 5 djem në pranga
English

Rrahin punonjësit e policisë, 5 djem në pranga

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA- Pesë djem të rinj provuan ftohtësinë e prangave pas një kokëfortësie të tyre për të kundërshtuar punonjësit e policisë.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, mbrëmjen e djeshme u arrestua 18 vjeçari Fran Jashari, i dënuar më parë për prodhim shitje të lëndëve të narkotikëve, 30 vjeçari Edmond Musa, 22 vjeçari Arjan Çela, 26 vjeçari Ermal Ymeraj dhe 21 vjeçari Domeniko Musa që të gjithë banues në Tiranë.

Mësohet se, arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Durrësit, të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë konkretisht Patrullës së Përgjithshme, duke i kundërshtuar dhe goditur me grushte.

a.y/NOA

KOMENTE