English

“Skafisti” prangos trafikantin e 116 kg drogë

Vlorë, 6 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Skafisti” ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, Andrea Lulaj, 31 vjeç i njohur ndryshe si Roland Lulaj, lindur dhe banues në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzat e trafikut të drogës.

Mësohet se arrestimi i 31 vjeçarit erdhi pasi, më 10 tetor të vitit 2008 me një mjet lundrues tip gomone së bashku me një person tjetër ka tentuar të trafikojë në drejtim të Italisë një sasi prej 116 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.

Pas kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet e ka dënuar Lulajn me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” i kryer në kushtet e bashkëpunimit i mbetur në tentativë.

a.y/NOA

KOMENTE