English

Ashton Kutcher harron Demi Moore dhe flirton me Lea Michele

SHBA, 7 dhjetor NOA - Me sa duket aktori hollivudian Ashton Kutcher e ka harruar përfundimisht historinë e tij me Demi Moore. Në prezantimin e filmit të tij të ri ai është parë tepër i lumtur në praninë e aktores Lea Michle dhe dihet thënë se është diçka reciproke. “Jam vajza më e lumtur në botë sonte. Po kaloj një kohë të mrekullueshme në këtë prag të Vitit të Ri”, - ka shkruar ajo në profilin e saj të Twitter. Lea Michele është tepër entuziaste për sa i përket paraqitjes në red carpet. Gjithçka meritë e Ashton Kutcher? Aktorja, protagoniste e një episodi të filmit “New Year’s Eve” në të cilin performon pikërisht përkrah ish-bashkëshortit të Demi Moore, ka treguar një feeling të veçantë me 33-vjeçarin në tapetin e kuq. r.b/NOA

KOMENTE