English

Berisha në PPE: Rama dështoi, shpëtoi veten me statut

Marsejë, 7 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Berisha ka folur sot pasdite në kongresin e Partive Popullore Europiane, punimet e së cilës po mbahen në Francë.

Në fjalimin e tij në gjuhën angleze, Berisha ka fajësuar opozitën për ngadalësinë e disa prej reformave të kërkuara si kusht për integrimin në BE.

“Opozita pas humbjes së zgjedhjeve lokale me një diferencë të madhe, pranoi saktësisht atë që unë kisha ofruar për dy vjet rresht. Por, në 2 vjet shteti u bllokua se ata nuk pranonin të votonin në Parlament ligjet që na kërkonte Europa. Por, falë zgjedhjes së shqiptarëve jeta është bërë normale”, u tha kryeministri Berisha përfaqësuesve të PPE.

Më tej, kreu i qeverisë ka kritikuar rivalin e tij politik, Rama se për t’i shpëtuar largimit përfundimtar nga PS në zgjedhje, përdori statutin.

“Në zgjedhjet vendore të 2009-ës, socialistët humbën. Lideri i ps nuk pranoi të njihte rezultatin dhe ndryshoi statusin në kongresi e PS për të mos dhënë dorëheqjen. Por, tani kemi vendosur dialogun mes palëve për të vazhduar për projektin tonë final, integrimi në Bashkimin Europian”, deklaroi kryeministri Berisha në Marsejë.

a.q/NOA

KOMENTE