Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Busti i Skënderbeut së shpejti në Hungari
English

Busti i Skënderbeut së shpejti në Hungari

Budapest, 7 dhjetor 2011, NOA – Në 100 vjetorin e pavarësisë në kryeqytetin e Hungarisë do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ky fakt iu konfirmua kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit me homologun e saj hungarez, Laszlo Kover.

Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, dy homologët diskutuan mbi aktivitetet e përbashkëta që do të organizohen vitin e ardhshëm, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarje kjo që përkon me 90 vjetorin e vendosjes së marrëdhëneive diplomatike mes Hungarisë dhe Shqipërisë.

“Bashkëpunimi parlamentar mes Hungarisë, Francës dhe Shqipërisë , përmes projektit IPA, i inicuar nga Jozefina Topalli, jam i sigurt se do të jetë një projekt i suksesshëm, që do të afrojë edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.”

Në shenjë nderimi për Shqipërinë, Kryetari i Parlamentit të Hungarisë shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Leka Zogut I, në Librin e Zisë hapur në ambasadën shqiptareBudapest.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e falenderoi homologun hungarez për programin e shkëlqyer, për ngrohtësinë, miqësinë e sinqertë dhe për mbështetjen e palëkundur që parlamenti i Hungarisë i ka dhënë Kuvendit shqiptar dhe Shqipërisë në ratifikimin e të gjitha marrëveshjeve, duke nisur nga MSA-ja, ratifikimi i Protokollit të NATO-s, heqja e vizave.

“Sot më shumë se asnjëherë, Hungaria dhe vendet e rajonit janë edhe më të ndërgjegjshme për domosdoshmërinë e kooperimit, në mënyrë të veçantë në shkëmbimet tregëtare, në investime dhe në terma ekonomikë në tërësi, si rruga e vetme për t’u mbrojtur nga kriza globale dhe për të mbrojtur ekonominë vendase”, tha Topalli.

Në respekt të Shqipërisë, flamuri shqiptar për dy ditë rresht u valëvit në hyrjen kryesore të Parlamentit Hungarez dhe të Selisë së Presidencës Hungareze.

a.q/NOA

KOMENTE