Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Gjermania, shfrytëzoi vajzën si prostitutë për 4 vite
English

Ekstradohet nga Gjermania, shfrytëzoi vajzën si prostitutë për 4 vite

Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA- Një 31 vjeçar me origjinë nga Semani i Fierit është ekstraduar nga Gjermaia drejt vendit tonë pasi mbi të rëndonte akuza e “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, i ekstraduari është Aleksandër Tiko dhe se ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, 1 vit më parë kishte dhënë masën e arrestit me burg, për shfrytëzim prostitutash.

Mësohet se i ekstraduari Tiko akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, në vende të ndryshme të Europës, për 4 vjet nga viti 2005 në vitin 2009 shtetasen moldave N.P., 29 vjeç.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në fund të muajit tetorGjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

a.y/NOA

KOMENTE