Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Politika nuk është betejë individësh, por idesh
English

Malaj: Politika nuk është betejë individësh, por idesh

Tiranë 7 dhjetor 2011, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj deklaron se edhe pas zgjedhjeve në Kryesinë dhe forumet drejtuese të partisë, angazhimi i tij për kufizimin e mandateve dhe shmangien e pushtetit në pak duar do të vazhdojë.

Në komunikimin e tij me qytetarët në faqen zyrtare të internetit Malaj shprehet se diskutimet për mënyrën sesi administrohet pushteti dhe demokracia nuk i shërbejnë vetëm Partisë Socialiste për gjithë vendit.

“Gjithë angazhimi im do të jetë për gjithçka që është më mirë për vendin dhe PS-në. Diskutimet edhe publike se çfarë duhet të bëjmë më mirë për modernizmin e politikes shqiptare, për ndaljen e kapjes se partive politike, për kufizimin e përqendrimit të pushtetit në pak duar, për kufizimin e numrit të mandateve, kur i njëjti person rri në pushtet në nivel vendore apo qendrore, do t’a vazhdojmë me bindjen e plotë se nga këto reforma përfiton vendi, përfiton edhe PS, sepse u paraprinë sfidave të vështira të fitoreve elektorale, e sidomos të mirëqeverisjes së vendit”, shkruan Malaj në faqen e tij zyrtare të internetit.

Ai shprehet se nuk debatet në lidhje me atë që mund të bëhet më mirë në PS dhe në politikën shqiptare nuk duhen parë si një rivalitet individësh, por si një rivalitet idesh për të dhënë zgjidhjet më të mira. Duke folur për mandatet e zgjatura të politikanëve, Malaj citon deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Kristofer Dell.

“Ky nuk është një rivalitet individësh, ky është një rivalitet idesh. Pushtetet e përjetshme përfundojnë me lot, kishte theksuar ambasadori anglez në Kosovë, kur është pyetur për mandatet e tejzgjatura të pak politikaneve”, shprehet Malaj. Ai shton se qëllimi është të parandalohen këto kosto. “Ne duhet t’i parandalojmë këto eksperienca negative, që të çojnë në këtë konkluzion. Sepse këto raste, kostot e krizave i paguajnë të gjithë shqiptarët, ndërsa pak politikanë nuk u ndahen përfitimeve të përjetshme”, shprehet Malaj.

a.k/NOA

KOMENTE