Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet pas 492 vjetësh kodi i Mona Lizës, e gjen një artist amator (FOTOT&VIDEO)
English

Zbulohet pas 492 vjetësh kodi i Mona Lizës, e gjen një artist amator (FOTOT&VIDEO)

Nju Jork, 7 Dhjetor 2011, NOA/Rid Bulku – Një artist amator i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk ç’kodohej dot për 500 vjet me radhë.

Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga Nju Jorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.

Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Artisti amator Ron Piccirillo, thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.

Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër i cili shfaqet në anën e majtë të trupit të Mona Lizës e njohur edhe si Xhokonda.

“Rreth kokës së Mona Lizës, mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës, i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, - pohon Ron Piccirillo.

Piktori i cili ka si mjeshtëri punimet në vaj dhe në grafikë, e ka selinë e tij në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinçi për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.

Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjeja përgjigjet e duhura.

“Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos", pohoi ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar.

Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu.

Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë.

n.e/NOA

LEXONI GJITHASHTU:

Zbulohet origjina e yllit që është arratisur nga Rruga e Qumështit Planeti i ngjashëm me Tokën quhet Kepler Me Google Flights më në fund mund të fluturosh Me Google Flights më në fund mund të fluturosh Shtatë mos..., pasi keni ngrënë bukë EBay "braktis" shitjet online, hapet dyqani i parë në Londër Vjen një Facebook enkas për myslimanët

Indi, vret tigrin për të kuruar impotencën

Mbreti i detit, jahti- limuzinë (Foto)

335
KOMENTE
  • Landina Lluka22:01 - 07 Dhjetor 2011
    Mona Liza Xhokonda...
  • livalu Ligor Luarasi20:06 - 07 Dhjetor 2011
    Pasneser do zbulohet qe kjo pikture prodhon flori ne se ja gjen piken sekrete nga del floriri i saj.Me keto zbulime piktura behet me cmime qe s'e cakton dot sa vlen,gazetat shiten,ata qe rojne me lajmet lumterohen,jeta vazhdon edhe me utopira.