English

4 shenja për të kuptuar sa gjatë do të jetojmë

Romë, 8 dhjetor NOA - Kur diskutohet në lidhje me një jetesë sa më të gjatë dhe kjo pa ndikim nga sëmundjet, janë disa të dhëna që mund të cilësohen si më evidente për të përcaktuar këtë mundësi. Sa për të pasur një ide më të qartë, mund të përmendim se të gjithë janë të parimit që ata persona që shpenzojnë gjatë ditës së tyre 30 minuta vrapim dhe ushqehen mirë janë më të predispozuar të jetojnë më gjatë se s ta që janë duhanpirës dhe mbipeshë. Në këtë mënyrë është realizuar një listë veçorisë që mund të jenë ndikuese në jetëgjatësinë e një personi: 1. Rregullsia në lindje. Nuk ka prova bindëse të caktuara, por studime të ndryshme tregojnë se mashkulli i parë që lind është më i ekspozuar ndaj niveleve të larta të estrogjenit dhe diçka e tillë rrit mundësinë për të pasur kancer në testikul. Vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj në moshë me sa duket janë më të prirur për tu prekur nga leucemia. Shkaku në lidhje më këtë tendencë mund të vijë si rrjedhojë e kontaktit të shumtë më baktere dhe viruse. 2. Gjatësia e gishtërinjve. Disa studime kanë konfrontuar një grup prej 1 mijë e 500 personash me kancer me 3 mijë të tjerë të zgjedhur rastësisht. Duke mos pasur parasysh historinë familjare të tyre dhe shumë faktorë të tjerë, është zbuluar se ata persona që ishin më shumë se 60 vjeç kishin gishtin tregues më të gjatë se ai i unazës dhe rezultuan se kanë një mundësi prej 33% më pak mundësi për tu prekur nga kanceri në prostatë. 3. Shtrëngimi i dorës. Sipas studimeve të shumta që janë kryer me kalimin e viteve, forca e shtrëngimit të duarve është një prej faktorëve më të rëndësishëm në gjendjen shëndetësore në moshën e madhe. Meshkujt që kanë një shtrëngim dore të dobët vuajnë handikapin dyfish krahasuar me ata që kanë një shtrëngim dore të fortë. Ndërsa në një studim tjetër që janë përfshirë dhe femra sërish ka rezultuar se një shtrëngim i fortë i duarve çon në një jetë më të gjatë. 4. Rënia e flokëve. Studime të kryera në Shkollën Mjekësore të Harvard kanë provuar se si rënia e flokëve është e lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës. Veçanërisht tek meshkujt, rreth 36% e tyre kanë probabilitet për tu prekur nga sëmundjet kardiake. r.b/NOA

KOMENTE
  • Landi Gjocaj20:48 - 04 Janar 2012
    vk budalleqe si e gjeni kohen more aman per te tilla gjera vk
  • Mirsadi17:44 - 04 Janar 2012
    nuk di kush e ka perkthye ama shume shume keq ncncn
  • Alma Prifti16:40 - 04 Janar 2012
    vetem per djemte? po ne vajzat? a ka shenja per jetegjatesine tone?
  • dudu20:09 - 09 Dhjetor 2011
    persa i perket shtrengimit te duarve,se dia qe kush shtrengon doren shume gjete takimite me nje person tjeter jo jetoj gjete.Se me sa duket dhe un do kem nje jete te gjate vetem nga shtrengimi i dores.Se besomeni kur takoj dike ja shtengoj doren e kam pat gjithmon kte lloj vesi le te them.Ok ciao >_<