English

Kukan: Hapat e PS pozitivë

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA- Takimi i zhvilluar pasditen e sotme mes kryesocialistit Edi Rama dhe delegacionit të Parlamentit Europian Eduard Kukan në thelb të vetë kanë pasur punën për integrimin drejt Bashkimit Europian.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë këtij takimit Kukan, në emër të delegacionit të Parlamentit Europian, përshëndeti hapat e ndërmarrë nga Partia Socialiste në drejtim të fillimit të punës për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar si edhe procesin e nisur tashmë për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Nga ana e tij kryesocialisti garantoi delegacionin e Parlamentit Europian mbi vullnetin e palëkundur të opozitës shqiptare për të ushtruar të gjithë përgjegjësitë në funksion të përmbushjes së 12 prioriteteve të identifikuara nga Bashkimi Europian në lidhje me aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE.

Sakaq anëtarët e delegacionit, njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të partive popullore në Parlamentin Europian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul, në adresë të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe opozitës shqiptare.

Delegacioni i Parlamentit Europian ndodhet në Shqipëri për takimin e radhës BE-Shqipëri, të Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin.

a.y/NOA

KOMENTE