Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lapsusi i Berishës: 21 vjet më parë, ishte 8 dhjetori ‘90
English

Lapsusi i Berishës: 21 vjet më parë, ishte 8 dhjetori ‘90

Marsejë, 8 Dhjetor 2011 NOA - Berisha përshëndet nga Marseja 8 Dhjetorin 1990, Ditën e Rinisë, por në vend të thotë se kjo ngjarje ka ndodhur 21 vjet më parë, tha dy herë me radhë se ndodhi para 20 vjetësh.

Lapsusi u bë në Marsejë ku po zhvillon punimet Kongresi i 20 i Partive Popullore Evropiane. Berisha prej andej, përshëndeti sot, qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë dhe të rejat e vendit, me rastin 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në këtë përshëndetje, Kryeministri risolli në kujtesë 8 dhjetorin e vitit ‘90, duke e cilësuar atë, si ditën që çeli dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët dhe shndërroi vitin’ 90 në vitin e mrekullive të mëdha të kombit shqiptar. Por ndërsa përmendi këtë datë të shënuar, ai harroi se nuk ishte një vit jubilar, por kishin kaluar 21 vjet dhe këtë gabim e bëri të paktën dy herë.

Sakaq, zyra për shtyp e Kryeministrisë u kujdes që këto të mos dilnin në zbardhjen e fjalës dhe i hoqën, por në kronikat televizive lapsusi nuk mund të evitohej pasi fjala e tij u dha si citim i drejtpërdrejtë i z.Berisha.

Më poshtë ndiqni përshëndetjen e plot nga kryeministri me korrigjimin e lapsuseve nga zyra e shtypit të kabinetit qeveritar:

Nga Kongresi i 20 i Partive Popullore Evropiane, qyteti historik i Marsejës dëshiroj ti përcjell përshëndetjet më të përzemërta çdo të reje dhe të riu shqiptar, studenteve dhe studentëve të Shqipërisë dhe ne veçanti atyre që 21 vjet më parë lanë auditorët dhe bankat e universiteteve, mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës, shndërruan 8 dhjetorin në ditën e tyre, ditën që ndan epokat, ditën që çeli dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët, shndërruan vitin ‘90 në vitin e mrekullive të mëdha të kombit shqiptar.

21 vjet më parë dhjetori do të hynte si një dimër i thellë. Kombi ndodhej në vetminë dhe në dëshpërimin më të thellë. Diktaturat komuniste kishin rënë njëra pas tjetrës, Shqipëria mjerisht projektohej si “Kuba e Adriatikut”, por kjo, jo në mendjen dhe në zemrën e të rinjve shqiptarë. Në mendjen dhe në zemrën e tyre kishte lëshuar shtat Shqipëria e lirë, Shqipëria e qytetarëve të lirë, Shqipëria e vokacionit perëndimor, Shqipëria e integrimeve.

21 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, studentet dhe studentët, punonjës dhe qytetarë, intelektualët e kryeqytetit zhvilluan një betejë legjendare, një betejë të ngjashme me betejën midis Davidit dhe Goliasit që gjunjëzuan në një kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Evropë, morën në dorë udhëheqjen e një lëvizje të paprecedentë në historinë tonë kombëtare, lëvizje e cila do të përcaktonte si objektivat më madhore, Shqipërinë e lirë evropiane, çështjen kombëtare si çështje të para, rrugën demokratike të zhvillimeve dhe shmangien e një konflikti vëllavrasës brenda vendit. Ata, të cilët formësuan këtë lëvizje, me kurajë, me ndenja, me dashurinë e tyre për vendin përmbushën me dinjitet të madh këtë mision.

Shqipëria 21 vjet më pas është 21 vite drite larg asaj që ishte në dhjetorin e vitit ‘90. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Ëndrra evropiane e të rinjve të vendit më të izoluar të Evropës u bë realitet. Gjaku i atyre dhjetëra e dhjetëra në mos qindra të rinjve dhe të rejave që u ekzekutuan barbarisht në kufijtë e vendit në vitin ‘90 u bë dritë dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Evropën.

Unë dua tu përshëndes ju këtë ditë, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sepse në këto 20 vite ju ishit dhe forca më kryesore e demokracisë së vendit. Ju përcaktuat fitoren e qendrës së djathtë në vitin 2009, përcaktuat fitoren me votën tuaj, fitoren e viti 2009, fitoren e këtyre parimeve në vitin 2011 dhe kam bindjen më të plotë se ju, me energjitë, me mençuritë, me vizionin, me përkushtimin, me idealet e larta, fisnike, të dhjetorit të viteve ‘90 do të përcaktoni fitoren më të thellë të qershorit të viti 2013.

Edhe njëherë gëzuar këtë ditë, ditën tuaj, ditën që i solli Shqipërisë vitin e mrekullive të mëdha”, - përfundoi urimi i z.Berisha

e.t/NOA

Lexoni gjithashtu:

Fratini: Është e tmerrshme, si Edi Rama punon kundër Shqipërisë

Berisha në PPE: Rama dështoi, shpëtoi veten me statut

Rama: Ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit

Integrimi në BE dhe bashkëpunimi pozitë-opozitë, dërgata e Brukselit në Tiranë Dritëhijet e demokracisë shqiptare, sot, 21 vjet nga Lëvizja e Dhjetorit ’90 Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë mendor Rama kritikon kreun e OSBE: Jo bojkoti, por vjedhja e zgjedhjeve i kushtoi vendit 2 vjet Presidenti “kërcënon” gazetarin: Po i hiqni vetes të drejtën për intervistë tjetër I treti i vërteti? Pse Leka Zogu II ka më shumë shanse të bëhet Mbret i Shqiptarëve Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë

KOMENTE