English

Rama: Ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kujtuar Lëvizjen Studentore të Dhjetorit të vitit 1990. Me anë të një mesash në rrjetin e tij social “Twitter”, Rama shprehet se 21 vite më parë njerëzit u nisën të fitojnë demokracinë. Ndërsa shton se sot demokracia duhet të fitojë për njerëzit.

“Në 8 dhjetor 1990 njerëzit nisën të fitojnë demokracinë. Sot ka ardhur koha që demokracia të fitoje për njerëzit”, shkruan kreu i PS-së në adresën e tij në rrjetin social “Twitter”.

8 dhjetori është e njohur tashmë prej disa vitesh si “Dita Kombëtare e Rinisë”, por edhe e pluralizmit, 8 Dhjetori risjell në kujtesë rebelimin e një grupi studentësh shqiptarë, ndaj diktaturës, në emër të lirisë.

Me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” qindra studentë në Tiranë, në natën e ftohtë të 8 dhjetorit 1990, do të ngriheshin kundër sistemit monist me dy kërkesa të ligjshme: “Liri dhe Demokraci”.

a.k/NOA

KOMENTE