English

Studimi: Një në 5 veta, pranon se ka bërë seks në zyrë

Romë, 8 Dhjetor 2011, NOA/Rid Bulku - Një person në pesë të tillë, pranon se ka pasur të paktën një marrëdhënie seksuale me një koleg pune dhe madje, se mund të ketë bërë seks në mjediset e saj.

Këtë e konfirmon një studim i kryer në Itali, nga shoqata "Gratë dhe cilësia e jetës", i iniciuar nga seksologia e njohur Serenella Salomoni, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai mori në shqyrtim një kampion prej 480 individësh, në mes moshave 25 dhe 55 vjet. Dhe arriti në përfundimin se “sidomos në kohët e krizës, dashuria në zyrë, kuptohet edhe në aspektin e seksit, është një gjë e mirë për trupin dhe shpirtin, madje edhe rrit nivelin e performancës në punë”.

Fenomeni në fjalë, konsiderohet në rritje në Itali, por edhe në vendet evropiane në përgjithësi.

Anketa theksoi faktin se 20% e njerëzve, kanë patur të paktën një raport intim në vendin e punës dhe shpesh këto lidhje kanë rezultuar në një marrëdhënie të qëndrueshme. Shumica e të anketuarve thanë gjithashtu se kanë një çështje të hapur sentimentale me një koleg në tavolinën e punës, gjë që sipas tyre, u jep më shumë lumturi dhe energji.

Në veçanti, gratë kanë pohuar se dashuria me një koleg është më produktive, se me një mashkull jashtë mjediseve të punës, në 65% të rasteve.

Ndërkaq, 1 në 3 persona ka pranuar se kur e ka dashnorin në zyrë, shkon për të punuar më me dëshirë atje.

r.b/n.e/NOA

KOMENTE