English

Trafik njerëzor në Pejë dhe Mitrovicë, bastisen shtëpi dhe hotel

Prishtinë, 8 dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Trafik qeniesh njerëzore me shtrirje nga Prishtina në Mitrovicë dhe me aktivitet në Pejë dhe rajone të tjera të Kosovës. Ky trafik dyshohet se i përket një rrjeti kontrabandimi emigrantësh që përfshin Shqipërinë dhe vende të tjera fqinjë dhe kishte si qëllim dërgimin e klandestinëve në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës i thanë sot agjencisë shqiptare të lajmeve NOA.al se “Njësiti i hetuesisë i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë me asistimin e NJMO ka zbatuar një urdhër të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë”.

Konfirmohet se gjatë operacionit, forcat policore kanë bastisur një hotelPejë si dhe një shtëpi në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë bastisjes janë gjetur dokumente të ndryshme, një revole, lista personash dhe një kompjuter të cilat janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar shqiptarë, banues në Pejë dhe Mitrovicë dhe me urdhër të Prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje.

r.b/NOA

KOMENTE