English

Viktimë në Gjorm të Vlorës

Vlorë, 8 dhjetor 2011, NOA- Një trup i pajetë është gjetur prag mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të qytetit të Vlorës. Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, viktima është identifikuar si 45 vjeçari Gazmir Lelaj. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se trupi i 45 vjeçarit është gjetur pranë një transformatori të energjisë elektrike ndërsa dyshohet se Lelaj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. a.y/NOA

KOMENTE