English

Kalendari seksi i skuadrës së netball

Londër, 9 dhjetor NOA - Skuadra angleze në sportin e netball e Bristol University ka zgjedhur një rrugë tepër interesante për të mbledhur fonde në favor të klubit, që duhet thënë se ka mbërritur në kufijtë e falimentimit. Lojtaret kanë pozuar pa asnjë lloj kompleksi, duke realizuar një kalendar me shpresën që të grumbullojnë fonde për të mbështetur grupin gjatë vitit 2012. Tentativa, e nisur si një lojë, ka arritur të marrë një sukses të madh. “Fillimisht porositëm vetëm 250 kopje, por duke parë kërkesat u shtua dhe numri i porosive tona. Interesimi është i jashtëzakonshëm”, - deklaroi Maddie Mckenzie, një studente 19-vjeçare dhe përgjegjëse për mbledhjen e fondeve. Vajza ka shtuar se është zbavitur jashtë mase në realizmin e kalendarit. Tashmë mund të themi se skuadra në raste do të ketë nevojë për para, e zhveshura do të shërbejë për të pasur opsionin më të mirë të sigurt. r.b/NOA

KOMENTE