English

Madonna: Pse po frymëzohem nga stili i Kate

SHBA, 9 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Madonna është duke kaluar një fazë “Kate”. Mbretëresha e muzikës pop aktualisht gjendet në moshën 53-vjeçare.

Dhe në karrierën e saj ka ndryshuar stilet ashtu siç ndryshon lëkurë kameleoni.

Por më në fund ka vendosur të braktisë veshjet e saj disi trasgresive sepse është frymëzuar nga eleganca që nuk njeh kohë e dukeshës së Cambridge, bashkëshortja e princit William.

“Është një vajzë e mrekullueshme me një stil të madh veshje”, - ka deklaruar Madonna.

Aktualisht këngëtarja është duke projektuar një film të ri mbi Wallis Simpson. r.b/NOA

KOMENTE