Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia e re, Sherifi: Kjo nismë, për të plotësuar boshllëkun politik
English

Partia e re, Sherifi: Kjo nismë, për të plotësuar boshllëkun politik

Tiranë, 9 dhjetor 2011, NOA- Në fjalën e mbajtur për krijimin e partisë së re socialiste, kreu i saj Elmaz Sherifi ish-deputeti i selisë rozë tha se, kjo nismë e re është për të plotësuar boshllëkun politik.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Sherifi u shpreh se, “Partia jonë e re nuk do të ketë një filozofi të caktuar, pasi ndarja në filozofi kanë çuar në ndarje klasore. Ne do jemi parti institucionale. Theksoj se kam patur oferta të vazhdueshme nga Edi Rama, por krijimi i partisë është një hap më i mirë”.

Elmaz Sherifi, një ndër deputetët e parë dhe më jetëgjatë në parlamentin shqiptar, e ka bërë pohimin për krijimin e partisë së re, mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive ndërsa sot bëri edhe konfirmimin zyrtar. Partia e Sherifit do të quhet, Lidhja për Progres dhe Drejtësi. a.y/ NOA

KOMENTE
  • valare15:28 - 09 Dhjetor 2011
    Z Sherifi eshte nje politikan me vlera ne spektrin e politikes shqiptare .Suksese partise se tij .Jam i bindur se vendit i shtohet dhe nje alternative progresiste ne rrugen drejt BE se.Urime z Sherifi!