Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 9 dhjetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 9 dhjetor 2011

Tiranë, 9 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 9 dhjetor 2011.

Edicioni i parë

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Prokuroria hap kutitë, ja prova si komisionerët manipulojnë rezultatet”, i cili pasqyron një procesverbal të zgjedhjeve në komunën Frashër të Përmetit, ku të gjitha votat i kanë kaluar PR-së dhe LSI-së.

Disa tituj të tjerë janë; “8 dhjetori, Basha ‘Rock the Block’ dhe modele seksi, Rama: para 20 vitesh goditëm Enver Hoxhën”.

“Tritol zv/drejtorit të Policisë, Muça: S’kam pasur kërcënime, shkak detyra”

“Nipi i Bedri Spahiut, padi në gjykatë për vendimin e vitit '68”

“Bankat kalojnë testin e rënduar të rezistencës për vitin 2012”

“Themelimi i PD, replikat e Ramiz Alisë me Imamin, Hajdarin e Shinasi Ramën”/

Gazeta “Shqiptarja.com’ ka si argument kryesor në numrin e sotëm artikulli, “Si i shpëtova jetën Sali Berishës kur e arrestuan”, i cili pasqyron një intervistë të ish-truprojës së Azem Hajdrarit Bajramr Hidri.

Disa tituj të tjerë janë; “Tritoli, dyshime për “Shullazin””

“Protestë e PS për “Kioskat e Kunatit” dhunohet deputeti, ja dialogu”

“Rivlerësimi i çmimit të banesave mbeten edhe 20 ditë për procedurat”

“PD bëhet me tre nënkryetarë partie në janar pritet të bëhen zgjedhje”

“Neurologjia noton në lagështirë mjekët: Problem myku dhe kanalizimet”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument në titullin kryesor; “Rama i kërkon takim në Prishtinë, Haradinaj gjendet në burgun e Hagës”, i cili flet për vizitën e kreut të PS-së në Kosovë.

Disa tituj të tjerë janë; “E tmerrshme sesi Rama punon kundër Shqipërisë”

“Basha “Rock dhe Block” me DJ dhe top modele para vilës së Enverit, Rama mbledhje partie në akademi”

“Eksploziv banesës së nëndrejtorit të policisë”

“Krijohet një parti e re Socialiste”

Gazeta “Agon” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “14.1 mld euro nga BE për ne dhe Ballkanin tjetër”, i cili flet për vendimin e Bashkimit Europian për ndihmën që u jepet vendeve të rajonit”.

Disa tituj të tjerë janë; “Përçahet PS, krijohet parti e re”

“Kukan: Në PE lëvizje pozitive për Tiranën”

“Eksploziv në shtëpinë e hetuesit, policia luftë krimit”.

“Sarkozy: “Europa s’ka qenë në rrezik të tillë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE