Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama tek “Refleksione 2011”: PD flet me me zërin e të shkuarës
English

Rama tek “Refleksione 2011”: PD flet me me zërin e të shkuarës

Tiranë, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj Update– Në kuadër të ditës kombëtare të rinisë, 8 dhjetorit, Partia Socialiste ka zhvilluar në Akademinë e Arteve aktivitetin me temë “Refleksione”.

Qindra të rinj e të reja, me bashkëkohës të dhjetorit të ‘90, u mblodhën për të kujtuar refleksionet që u mbajtën po në sallën e Akademisë së Arteve.

Aktiviteti u moderua nga Erion Veliaj, Sekretar për Emigracionin dhe Rininë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjithë aktiviteti është hapur dhe mbyllur me ritmet e “Ritfolk”, të cilët evokuan muzikën që këndonte rinia në vitet ’90, “Power to the people”, një prej këngëve që ishte himn i viteve ’90. Aktiviteti është hapur nga Ardian Klosi, i cili ka lexuar një pjesë të librit “Refleksione” të shkruar nga ai dhe Edi Rama. I gjithë ky bashkëbisedim ka qenë një rikthim në kohë dhe në kujtime i 15 protagonistëve të cilët sollën detaje të atyre ditëve ku studentët me forcën e tyre rrëzuan regjimin. Duke folur për lëvizjen e atëhershme dhe takimin e të rinjve tek ajo sallë e Akademisë së Arteve, kreu socialist Edi Rama tha: “Këtu në këtë skenë u godit për herë të parë me zë diktatori Enver Hoxha dhe këtu në skenë doli për herë të parë në dritën e diellit një i burgosur politik. Këto të dyja ndodhën këtu në këtë skenë pikërisht sepse refleksionet u bënë hapësira alternative e asaj që u kthye në Partia Demokratike dhe në një strukturë që shumë shpejt filloi të fliste me zërin e të shkuarës, pavarësisht se mund të thoshte edhe gjëra të ndryshme nga ata që e përfaqësonin të shkuarën. Praktikisht dy gjëra që Partia Demokratike nuk i bëri qysh në krye të herës dhe nuk donte t’i bënte ishin goditja e Enver Hoxhës dhe lirimi i të burgosurve politikë. Këto të dyja ishin temat që jua dhanë refleksioneve një nam shumë të madh dhe i bënë një magnet shumë të fuqishëm dhe praktikisht refleksionet u ndërprenë për shkak të pamundësisë për t’i bërë”.

Duke u rikthyer në ditët e sotme, z.Rama tha: “Sot jemi 20 vjet më vonë dhe nuk e di sesi dhe për çfarë rrethanash, por në fund të fundit nuk ka gjë më interesante dhe më argëtuese sesa kur për atë që ishte dikur partia e tij, Saliu na thotë ajo është partia juaj, ndërkohë që ajo parti nuk ekziston më. Dhe ndërkohë që për atë që ishte partia jonë Saliu thotë është partia ime. Është një paradoks i këtyre 20 viteve. E fundit, unë s’kam asgjë për t’ju thënë më shumë vajzave dhe djemve që janë këtu në sallë, unë në moshën e tyre jo vetëm që nuk i dëshiroja këshillat e prindërve, profesorëve apo të mësuesve, por gjithmonë sa herë më jepnin këshilla në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësisht se i dëgjoja të gjitha mendimet e tyre kur nuk ishin në formë këshillash, betohesha me vete, që kur të vij në moshën e këtyre unë kurrë s’do japë këshilla, kurrë nuk do t’i bie në qafë një vajze apo një djali 20 vjeç, duke i thënë bëj kështu, bëj ashtu. Ju bëni si të doni, por çka mua më takon që ta them sot është që vetëm një gabim mos e bëni”.

Kurse më tej bëri një pohim tjetër: “Duke menduar se ju s’merreni me politikë, mos harroni se politika merret përditë me ju. Nëqoftëse ju doni që ajo të jetë më e mirë atëherë merruni, secili në formën e vet, secili në rrugën e vet, secili sipas dëshirës së vet, por mos e lini që ajo të disponojë fatin tuaj, duke ju neveritur deri në pikën sa të thoni, ne s’po merrmi fare me të me iluzionin se në fakt të shpëtoni prej saj. Jo vetëm që nuk shpëtoni prej saj, por përkundrazi e lini atë tërësisht të lirë që të merret me ju dhe të bëjë me ju çfarë të dojë. Pastaj ju bëni si të doni.”

Ndërkohë disa nga protagonistët e dhjetorit 90 kanë kujtuar: Artan Gaçi ” Kam qenë student i Institutit të Arteve në atë kohë. Një ditë përpara sesa data 8 dhjetor, kishte filluar një lloj lëvizje sporadike në institutin e arteve, por e pa organizuar. Gjithë sistemi drejtues i kohës që ishte i lidhur ngushtë me komunizmin e asaj kohe ishin të terrorizuar dhe u munduan që të fillonin negociatat me ne studentët. Unë mbaj mend që ata na thanë, çfarë kërkesash keni. Kam një kërkesë i thashë unë, dua të dalë jashtë. Në rregull më thanë, dil jashtë. Por nuk kam vizë i thashë unë. Në atë kohë kjo nuk ishte shumë e lehtë. Brenda 20 ditësh më erdhi letra për ushtar, përfundova me azil politik.”

Eduard Shalsi: “Duke dëgjuar këto copëza kujtimesh, duke parë edhe fotografinë si duket Edi dhe Ardi Klosi në atë kohë sinqerisht u emocionova sepse ndoshta ju rastësisht më thatë të ulem këtu, por pikërisht këtu kam qenë edhe gjatë kohës së refleksioneve. Për ne studentët e atëhershëm, së paku unë kam mbaruar në vitin ’90 ishte një eveniment i jashtëzakonshëm, qoftë nga tema, qoftë nga idetë që përçonte, qoftë nga simbolet që Edi Rama dhe Ardi Klosi kishin zgjedhur dhe nga këto personazhe. Ishte një diçka krejt ndryshe nga ajo që ishim mësuar të dëgjonim. Ishte një kërkesë dhe një kumbim për një reflektim të thellë. Në fakt rebelimi ynë pak e shumë fillonte që në adoleshencë në vitet ’80. Kur shoh im bir tashti 11 vjeçar sesi reagon ndaj meje, them që kështu ka qenë dhe kështu do vazhdojë gjithmonë.”

Daut Gumeni: “Që të kujtosh të shkuarën kur ke përse ta kujtosh është jo vetëm njerëzore por është edhe e mençur dhe për këtë duhen falenderuar organizatorët. Edhe 21 vjet pas asaj date ne jemi akoma në regjimin putinist. Këta të rinjtë mirë bëjnë të mendohen që të mos rendin se cila parti i jep ndonjë punë por të mos na humbasin shpresën tek lëvizja studentore.”

Kurt Kola: “Gëzuar këtë ditë po sipas idealit që shprehën studentët në atë kohë “ Shqipërinë si gjithë Europa dhe jo Shqipërinë si Afrika. Tek studentët e kishim shpresën për faktin se studentët janë të grupuar, janë shtresa, janë të rinj, janë jo të ndikuar shumë nga politika, janë ata që kërkojnë me çdo kusht ndryshimin. Domethënë zemra e çdo kombi janë studentët. Në momentin që filluan studentët mbaroi regjimi. Në fakt regjimi ra, por ëndrra e studentëve mbeti në mugëtirë. Për faktin se është turp i Europës që në 2011 në sheshin “Dëshmorët e Kombit” të vriten qytetarët shqiptarë siç vriten në Libi, tek diktatorët e fundit të botës. Dua të mbyll duke i bërë thirrje të gjithë studentëve të çdo viti: Të kenë shembull paraardhësit e tyre para 21 vjetësh në realizimin e demokracisë, deri sa Shqipëria të integrohet në Europë dhe të bëhemi ne anëtarë të botës demokratike.”

a.y/NOA

KOMENTE