English

Sherr masiv në Tiranë, në pranga tre persona

Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA – Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona që janë përfshirë ditën e djeshme në një sherr masiv. Të arrestuarit janë; Nikola (Ervin) Pëllumb Muhaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Frakull të Madhe Fier, Bukurosh Mane Osmani, 39 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Selitë Tiranë dhe Vasil Mihallaq Ndrijo, 28 vjeç banues në Pogradec. Tre tre këta persona kanë rrahur dje katër të tjerë, duke i goditur me sende të forta dhe më gurë.

Sherri masiv ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.30, në rrugën “Zef Jubani“. Në ngjarjen që ka nisur për motive të dobëta janë përfshirë; Feraldo Behar Toska, 18 vjeç, Elton Alfred Rumani, 24 vjeç, Alfred Njazi Rumani, 51 vjeç dhe Endri Alfred Rumani, 22 vjeç, banues në Tiranë.

katër personat kanë marrë lëndime serioze në trup të shkaktuara nga sendet e forta. Policia ka nisur hetimet dhe ndaj tre të arrestuarave po vijon procedimi penal.

a.k/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi13:47 - 09 Dhjetor 2011
    Dhuna,sheret,grindjet,vrasjet jane refleks i nje mjedisi ku mungon drejtesia,ligji,ndershmeria,trasparenca per c'do lloj pune nen rogos.