Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohet në Kakavijë trafikanti i drogës
English

Bllokohet në Kakavijë trafikanti i drogës

Kakavijë, 10 dhjetor 2011, NOA- 8 kilogramë marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Kakavijë dhe menjëherë pas kësaj u prangos edhe transportuesi i tyre.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al se lënda narkotike e sekuestruar kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë dhe se ajo u bllokua në një nga autobusët që bënte linjën me shtetin fqinj.

Mësohet se 24 vjeçari Albano Merkaj me origjinë nga Vlora, përfundoi në prangat e policisë pas informacioneve të marra nga uniformat blu dhe gjatë kontrollit të imtësishëm në të gjitha çantat dhe valixheve që ndodheshin në bagazhin e autobusit në prezencë të çdo pasagjeri, u gjet sasia e marijuanës.

Sakaq sipas policisë thuhet se në pjesën e poshtme të valixhes të mbuluar me bezen e valixhes që shërben si astar i saj, u konstatua 1 pako e madhe e mbështjellë me letër natriban transparente, ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë me peshë rreth 8 kilogramë Mariuanë.

Ndërkaq uniformat blu konfirmojnë se 24 vjeçari Merkaj kishte qenë i dënuar më parë me 6 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të Albano Merkajt, do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE