Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brok: Kosova, kusht i Gjermanisë për Serbinë
English

Brok: Kosova, kusht i Gjermanisë për Serbinë

Bruksel, 10 dhjetor 2011, NOA – Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përsëritet një Qipro e re e ndarë më kufij të paqartë.

Këtë deklaratë e ka bërë eurodeputeti gjerman i Unionit Social-Demokrat, Elmar Brok për gazetën beogradase “Politika” raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Brok thotë për gazetën se bashkimi Evropian i ka vënë kritere të rrepta Serbisë pasi nuk don të përballet me një konflikt të ri, si ai i Qipros, i ndarë mes Greqisë dhe Turqisë.

“Serbia duhet të zgjidhë problemet me Kosovën, përkatësisht mosndarjen e kufijve të saj dhe të bashkëpunimin rajonal. Kriteret janë të rrepta, sepse BE nuk dëshiron t’i përsëritet edhe një Qipro e re. Marrëdhëniet me Kosovën do të mbeten kushti gjerman për anëtarësimin e Serbisë. Serbia duhet të përcaktojë kufijtë me Kosovën”, është shprehur eurodeputeti gjerman Elmar Brok.

Ai nënvizoi sakaq se çështja e Kosovës do të jetë kusht për të cilin gjermania nuk heq dorë.

Brok solli në vëmendje këtu faktin kur më parë ekzistonin dy Gjermanitë, përvojë e cila sipas tij mund të zbatohet edhe në rastin e Serbisë me Kosovën.

mit/NOA

KOMENTE
  • Naser Islamisidomos15:40 - 10 Dhjetor 2011
    AAAAH LUJA LUJA BROK BREEEEEE, SE VEC JU IA LIDHNI GRYKEN SE PER TJERET MOS VET.