Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, vdes në punë emigranti shqiptar
English

Itali, vdes në punë emigranti shqiptar

Romë, 10 dhjetor 2011, NOA- Një djalë i ri shqiptar i moshës 29 vjeçare i cili punonte në një kompani ndërtimi në Itali, gjeti vdekjen pasditen e djeshme në një aksident në punë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja në fjalë ndodhi një provincë të Viterbos.

Sipas verifikimeve të policisë dhe nga inspektimet në punë, rezultoi se i riu emigrant shqiptar dhe me dokumente të rregullta po punonte për llogari të një firme lokale për ristrukturimin e një ndërtese, në kohën kur ra papafingua ku ai po punonte.

Mësohet se emigranti shqiptar ra nga rreth 4 metra lartësi për të përfunduar i pajetë në tokë dhe pavarësisht ndihmës së dhënë goditja rezultoi fatale.

Sakaq menjëherë pas ngjarjes kantieri u sekuestrua, ndërsa po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet e sigurisë në punë nga ana e kompanisë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Gezim Skura21:31 - 10 Dhjetor 2011
    shpreh ngushellimet e mia dhe te familjes time per djalin shqiptar i cili ka vdekur ne pune .kur ndigjon vdekje si kjo .mendojm se jemi te pa fat .
  • era13:26 - 10 Dhjetor 2011
    pse vetem shqipetaret e shkrete