English

Kërkon të çojë hirin e së ëmës në bingo, por më parë ja vjedhin

Londër, 10 dhjetor NOA - Diane Bozzi, një grua e New Hampshire, kishte marrë me veten hirin e së ëmës në një sallë bingoje si fatsjellëse, por qypi që mbante hirin iu plaçkit pa u futur ende në lojë. Gruaja në fjalë e kishte vendosur enën mbajtëse në makinë disa orë para se të shkonte në bingo dhe dikush që ka kaluar duke parë që dhe makina nuk ishte e mbyllur me çelës, e ka marrë atë. Bozzi ka rrëfyer se ajo dhe mamaja e saj e adhuronin bingon dhe ajo i kishte premtuar se ëmës, para se të vdiste në vitin 2002, se do ti çonte pjesë të hirit të saj në një sallë të kësaj loje. Në atë moment e ëma i kishte premtuar se në rast se diçka e tillë do të ndodhte atëherë ajo do të sillte fat në lojë. Megjithatë historia nuk shkoi ashtu siç u mendua pasi ena mbajtëse e hirit të mamasë se Diane u vodh nga dikush që ende nuk është gjetur. r.b/NOA

KOMENTE