English

NASA në alarm, i vjedhin gurët e Hënës (FOTOT)

SHBA, 10 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Agjencia hapësinore NASA është vënë nën alarm dhe ka konfirmuar se në arkivin e saj mungojnë më shumë se 500 gurë të sjellë në Tokë nga Hëna.

Lajmi befasues lidhet me arkivin që ka NASA për elementët dhe objektet e marra nga hapësira.

Gurët që ju shihni në fotot, janë marrë nga sipërfaqja e Hënës gjatë misionit që astronautët bënë në vitin 1970 dhe gjatë viteve më pas, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjatë misionit u morën gjithsej 318 kilogramë copa shkëmbinjsh, të cilët përbënin mbi 2000 ekzemplarë përbërja e të cilëve ishte e panjohur në Tokë.

Humbja lidhet me faktin se një pjesë e tyre janë marrë nga presidentët e SHBA-së dhe janë bërë dhuratë për personazhe të ndryshme të botës.

Në vitin 1972 Presidenti Riçard Nikson u dhuroi nga një gur kryetarëve të 135 shteteve dhe nga një për 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Presidenti Bill Klinton. Ndërsa në vitin 1980 disa studiues të rinj të NASA-s kishin arritur të hynin në arkiv dhe morën prej andej disa kilogramë.

Ata u kapën disa ditë më vonë teksa u përpoqën t’i shisnin në treg. Fatkeqësish blerësi i gurëve hënorë ishte një agjent i policisë.

Sipas drejtuesve të NATA-s “humbja” 500 gurëve të veçantë lidhet kryesisht me dhuratat dhe dëmtimin që mund të ketë pësuar një pjesë e tyre për shkak të atmosferës në tokë.

r.b/NOA

KOMENTE