English

Neymar: Messi është numri 1

Brazil, 10 dhjetor NOA - Santos ka zbarkuar në Nagoya, ku aktualisht ekipi është në përgatitje për të përballuar sfidat e Botërorit për Klube. I pari që ka lëshuar deklarata nga brazilianët ka qenë pikërisht ylli i klubit Neymar. “Nuk kam pse ti tregoj asgjë askujt. Jam këtu për të fituar me skuadrën time dhe kërkoj të lë gjurmë në historinë e klubit tonë”. Kohët e fundit Pele ka deklaruar se Neymar është një lojtar më i mirë se Messi dhe pikërisht në lidhje me këtë fakt sulmuesi i Satnosit pohoi: “Lëvdatat të gjithë i kanë qejf, por Leo gjithmonë do të mbetet numri 1”. r.b/NOA

KOMENTE