Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 11 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 11 dhjetor 2011

Tiranë, 10 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, situata e motit të paqëndrueshëm na ka shoqëruar dhe sot në vendin tonë. Që në orët e para të mëngjesit vranësirat dhe shirat e dobët kanë qenë dominuese si fillim në zonat bregdetar dhe gjatë orëve në vijim janë vendosur në të gjithë territorin shqiptar. Reshje të konsiderueshme shiu ka patur në veri dhe veriperëndim të vendit të cilat janë shoqëruar edhe me shkarkesa rrufesh.

Pjesa e dytë e ditës ka vijuar me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë vendin ku në zonat malore verilindore dhe juglindore ka pasur edhe dëborë të pakët. Në të njëjtat kushte atmosferike me mot të paqëndrueshëm do të mbetemi edhe gjatë natës deri në mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar 2 gradë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 32 km/h dhe drejtim kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të jetë i ulët.

Europa

Europa verilindore dhe ajo veriperëndimore edhe sot janë përfshirë nga masat ajrore të ftohta dhe të lagështa të cilat vijnë nga deti i veriut. Ndërsa në një pjesë të Europës Jugore dhe në Ballkanin Qendror janë vendosur masat ajrore të ngopura me lagështirë me origjinë nga jugperëndimi i kontinentit, dhe për pasojë në të gjitha këto rajone ka dominuar mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu e në Europën veriore reshje dëbore. Konkretisht Rusia dhe Vendet Nordike janë dominuar nga vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës të cilat janë shoqëruar me stuhi të forta ere. Problematike situata është paraqitur në Ishujt Britanike ku shirat ishin në formë rrebeshi. Po ashtu rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere ka pasur në një pjesë të Europës Qendrore sidomos në veri të Francës dhe Gjermanisë. Gjithashtu edhe në Rajonin e Mesdheut ka pasur reshje shiu e dëbore por me intensitet të ulët. Ndërsa me mot të kthjellët ka mbetur Europa Lindore si edhe një pjesë e Europës Qendrore.

a.y/NOA

KOMENTE