Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 10 dhjetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 10 dhjetor 2011

Tiranë, 10 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 10 dhjetor 2011.

Edicioni i II-të:

“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin, “Vëllai i Koço Dados: Ministri më tha se ishte krim shtetëror”.

Një tjetër shkrim i kësaj të përditshme është intervista e kreut të Qeverisë, “Berisha: Kryeministër deri kur shqiptarët të më thonë lamtumirë”.

“Qeveria greke, regjistrimi shkatërroi besimin e minoritetit”, është një shkrim tjetër i kësaj gazete.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës, “Qosja: E vërteta e sherrit me Kadarenë, u befasova nga libri i Helenës”.

Një tjetër artikull në faqen e parë të kësaj gazete është, “Berisha: Do vazhdojë deri kur shqiptarët të më thonë lamtumirë”.

“Forcat Speciale mbrojtje zv.Drejtorit të Policisë”, është një tjetër shkrim për numrin 2 të policisë së kryeqytetit Dorian Muça.

Gazeta “Shekulli”, ka si argument kryesor të ditës, “Fundviti/ Nuk do ketë shpërblime për pensionistët, fondi rezervë është boshatisur”.

Shkrim tjetër i kësaj të përditshme është, “Letër e hapur/ Po na i vrasin me deklarata. Flet avokati Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikaj”.

“Qosja: Pse u ndava me Ismail Kadarenë”, është tjetër argument i faqes së parë të kësaj gazete.

Gazeta “Shqip” hapet me shkrimin kryesor: “PD-PS nënshkruajnë pas dy viteve. Delegacioni i PE bind palët për nënshkrimin e deklaratës për plotësimin e rekomandimeve”.

Një tjetër argument i kësaj gazete është edhe, “Hetime për mashtrime edhe te “Stream Oil”.

“Serbia bojkoton, Topi: Izolim vijave të ndarjes etnike”, është një tjetër artikull i kësaj të përditshme.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE