English

SHBA, formula e Koka-Kolës në muzeun e Atlantës

Atlanta, 10 dhjetor NOA - Kompania e Koka-Kola ka spostuar formulën sekrete të pijes së saj për herë të parë në 86 vite histori. Ajo ka përfunduar në kasafortat e një banke në një kasetë të re sigurie në muzeun në qendër të Atlantës në SHBA. Kompania, që është më e madhja në prodhimtarinë e kësaj pije, ka bërë të ditur se formula e krijuar në vitin 1886 do të qëndrojë brenda kasetës dhe do të jetë e pamundur për tu parë. Në Atlanta, drejtuesit e kompanisë kanë dashur të theksojnë se spostimi i formulës nga kasaforta e SunTrust Banks nuk ka të bëjë aspak me vendimin e shitjeve të aksioneve të Koka-Kola që është mbajtur për një kohë të gjatë. r.b/NOA

KOMENTE