English

Tevez, Juventus kalon Milanin

Torino, 10 dhjetor NOA - Mbërritja në Milano e Carlitos Tevez duhet thënë se aktualisht po bëhet gjithnjë e më e vështirë, kjo dhe pasi ditët e fundit u duk sikur drejtuesit kuq e zinj ishin shumë pranë akordit me klubin anglez. Mes Milanit dhe sulmuesit argjentinas, krahas PSG tashmë është futur fuqishëm dhe skuadra e Juventusit, që është e bindur se me anë të Tevez do të ngrejë skuadrën në nivel kualitativ. Oferta e bardhë e zinjve është superiore ndaj asaj të Gallianit si tek paga e lojtarit ashtu dhe në ofertën e kartonit të tij: 4 milionë për huazimin dhe 26 të tjera për blerjen përfundimtare të argjentinasit. r.b/NOA

KOMENTE