English

U jep alkool të helmatisur studentëve

Berlin, 10 dhjetor NOA - Një person 45-vjeçar, me justifikimin se po kërkonte të festonte lindjen e vajzës së tij, i ka ofruar pije alkoolike të helmatisura disa studentëve në Berlin. Fillimisht në një lagje të Charlottenburg, gjatë pazarit të prag krishtlindjeve dhe më pas në qendër të qytetit. Viktimat janë pesë 20-vjeçar, që menjëherë sapo kanë kthyer alkoolin kanë nisur të ndiejnë shqetësime fizike, duke u shoqëruar me të vjella dhe në një rast dhe me humbje ndjenjash. Personi në fjalë, një biond i gjatë rreth 1 metër e 80 centimetër i ka ofruar këto pije studentëve të parë që ka rastisur duke i dhuruar shishe të vogla alkooli duke u justifikuar me lindjen e vajzës së tij. I njëjti skenar u përsërit pak më vonë në qendrën Alexanderplatz, ku tre të vajza të reja u helmuan nga i njëjti model. r.b/NOA

KOMENTE