English

Divorci i madh i Europës

The Economist Ne gazetarët jemi ndoshta shumë të turbullt pas një nate pa gjumë për të kuptuar domethënien e plotë të asaj që sapo ndodhi në Bruksel. Ajo çka është e qartë pas negociatave të gjata, të vështira dhe inatçore, është çarja në orën 5 të mëngjesit në mënyrë të pakthyeshme e Bashkimit Europian. Në përpjekje për të stabilizuar eurozonën, Franca, Gjermania dhe 21 vende të tjera vendosën të miratojnë traktatin për të ushtruar më shumë kontroll mbi buxhetet kombëtare. Britania dhe tri shtete të tjera vendosën të qëndrojnë jashtë. Në javët e ardhshme, Britania mund ta gjejë veten edhe më tej të izoluar. Suedia, Republika Çeke dhe Hungaria kërkuan kohë për t’u konsultuar me parlamentet dhe partitë e tyre politike, përpara se të vendosin t’i bashkohen “Unionit brenda Unionit”. Kështu, dy dekada pas Traktatit të Maastricht-it, ai u përmbyll duke e hedhur procesin drejt një monedhe të përbashkët, ndërkohë që pllakat tektonike të Bashkimit Europian janë ndarë momentalisht përgjatë së njëjtës linjë të gabuar që prej kohësh e ka ndarë atë: Kanalit Anglez. Në mes të një krize financiare, eurozonës do t’i duhet të integrohet më thellësisht, me humbje të vazhdueshme të sovranitetit nacional karshi Bashkimit Europian. Britania, e cila ka siguruar qëndrimin larg euros, ka vendosur tashmë t’i lërë të tjerët në rrugë të tyre. Edhe pse marrëveshja për stabilizimin e euros është e diskutueshme, ajo anon nga disiplina e rreptë buxhetore dhe asketizmi. Bën pak në drejtim të gjenerimit të parave në kohë të shkurtër për të justifikuar heqjen dorë nga sovraniteti, e as siguron në plan afatgjatë perspektivën e emetimit të përbashkët të bondeve. Shumëçka do të varet nga mënyra se si Banka Qendrore Europiane do të kundërpërgjigjet në ditët e javët e ardhshme. Disa dyshime mbeten megjithatë mbi mënyrën sesi eurozona e re do të ketë akses në institucionet e BE-së, të tilla si Komisioni Europian apo Gjykata Europiane e Drejtësisë, për të cilat Gjermania shpreson të bindë shtetet të adoptojnë rregulla të balancuara buxheti përballë objektivave britanike. Por veçanërisht për Francën, partnerit rishtar të Gjermanisë, kjo është një fitore e famshme politike. Presidenti Nicolas Sarkozy ka favorizuar prej një kohe të gjatë krijimin e një bërthame më të vogël të eurozonës, pa britanikët e vështirë, skandinavët dhe europianët lindorë, që zakonisht ushtrojnë politika më liberale të tregut. E ai e donte këtë bërthamë jashtë bazave të brendshme të qeverive. Kjo do t’i lejonte Francës dhe veçanërisht zotit Sarkozy të maksimizonte ndikimin e tij. E në këtë rast, Sarkozy bëri progres thelbësor në të dy frontet. Presidenti u përpoq të vështronte ngultas, kur në 5 të mëngjesit shpjegoi se një marrëveshje e përkrahur nga 27 vendet anëtare të BE-së ishte e pamundur për shkak të bllokimit britanik. “Ju nuk mund të zgjidhni të qëndroni jashtë, e më pas të kërkoni të merrni pjesë në të gjitha diskutimet për euron që nuk e doni e për të cilën edhe na kritikoni”, - deklaroi presidenti francez. Me hyrjen e Kroacisë, e cila firmosi traktatin e pranimit, Bashkimi Europian është sërish në rritje, ka shtuar më tej Sarkozi. “Sa më e madhe të jetë Europa, aq më i vogël mund të jetë integrimi. Kjo është një e vërtetë e dukshme”, - tha ai. Për Britaninë, përfitimi nga ujdia e Brukselit është larg të qenit e qartë. U desh një gjysmë ore e mirë, pas fjalës së Sarkozisë, që kryeministri britanik të shpjegonte planin e tij. Ai shpjegoi se kishte marrë një vendim të vështirë, por të duhurin për interesat e britanikëve, e veçanërisht për industrinë e shërbimeve. 23 anëtarët e paktit të ri, nëse do të veprojnë si një e tërë, mund të rrezojnë me vota Britaninë. Por sigurisht, ata janë të ndarë mes vedit. Por zakoni i tyre i të punuarit së bashku dhe realizimit të marrëveshjeve, pashmangshmërisht do të fillojë të marrë peshë kundrejt Britanisë me kalimin e kohës. Britania do të kishte me siguri më shumë influencë ndaj vendeve të eurozonës, nëse ato do të qëndronin në sistemin e vjetër të Bashkimit Europian. Kjo thotë shumë për debatin e hapur mbi Europën në Partinë Konservatore britanike, sipas të cilit zoti Cameron nxori në Bruksel një tjetër kryeministër ogurzi, Neville Chamberlain, i cili u kthye i turpëruar nga Munihu, me garancitë boshe të Adolf Hitlerit. Zoti Cameron mund të ketë bërë një gabim të rëndë sa i përket interesave afatgjata të Britanisë. Por në fund të fundit, askush nuk mund ta akuzojë atë se u kthye nga Brukseli me një copë letër në duar.

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi15:25 - 11 Dhjetor 2011
    Problemi me i veshtire ne shoqerine njerzore ka qene eshte e do jete HARMONIA E SAJ.Ajo kerkon ne themeli mjat disiplina te cilat sado pak te pa saktate jene ne zbatim,e renojne kete harmoni.Guret me te medhenj themeltare te saj jane: Drejtesia,ligjshmeria,ndershmeria,trasparenca,meritokracia,ne vazhdim vijne guret e tjere themeltare.Edhe bashkimi Evropian nuk i shmanget dot ligjit universal te harmonise.