Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurozona, luftë taktike e shtyrë nga kriza
English

Eurozona, luftë taktike e shtyrë nga kriza

Edhe në kohën kur liderët evropianë ndërmorën në javën e kaluar masat e fundit rreth eurokrizës, një përplasje gjermano-amerikane mbi menaxhimin më të mirë të krizës së thellë financiare dhe mbi rivendosjen e rregullit në ekonominë botërore, vuri në pah dallime shumë të mëdha...

Nga “The New York Times”

...Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kundërshtoi skeptikët dhe vendosi themelin e bashkëpunimit për një unitet më të thellë i cili, sipas saj, rregullon gabimet e krijimit të Euros dhe që vendos integrimin në një rrugë të qëndrueshme për periudhën afatgjate.

Në këtë proces, ajo theksoi rëndësinë për disiplinën fiskale të Gjermanisë në Evropë si “recetë” për “sëmundjen” që goditi rajonin.

Edhe nëse hallkat e marrëveshjes evropiane do të vendoseshin në vendin e duhur, presidenti amerikan, Barak Obama, tërhoqi mprehtësish vërejtjen për zgjidhjen gjermane.

Ai tha se fokusi për një ndryshim afatgjatë në politikë e ekonomi ishte i mirë, por theksoi se dështimi për të reaguar shpejt dhe fuqishëm ndaj forcave të tregjeve po kërcënon mbijetesën e Euros në muajt e ardhshëm.

Në qendër të debatit shtrohet pyetja se deri ku duhet qeveritë t’i nënshtrohen fuqisë së tregjeve.

Për Obamën, qëllimi kryesor i qeverive, si parakusht për realizimin e ndryshimeve në politikat publike, është rikthimi i stabilitetit në tregje dhe i besimit të investitorëve.

Merkel e sheh industrinë financiare me një sy kritik duke argumentuar, me një stil pothuaj moral, se ndryshimi i vërtetë është i pamundshëm përderisa huadhënësit dhe huamarrësit nuk paguajnë një çmim të lartë për gabimet e tyre.

“Është luftë idesh”, tha Almut Mëller, ekspert në Këshillit Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Bashkimit Evropian. “Ka mendime të ndryshme për vendosjen e një ekonomie të qëndrueshme në botën e globalizuar. Pikërisht këtu ekziston çarja kryesore”, tha ai.

Do të jetë vështirë të dihet se cila do të jetë qasja e duhur për javët apo muajt e ardhshëm. Por, është e qartë se është i lartë kufiri-me gjendjen e ekonomisë botërore, Bashkimin Evropian dhe ndoshta shpresat presidenciale të Obamës për ta mbajtur balancën.

Për muaj të tërë, ekonomistët kishin shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin e masave të shtrënguara financiare në ekonomitë e trazuara, derisa një zgjidhje e mirë afatgjate, do të mund të thellonte recesionin në periudhën afatshkurtër duke kompromentuar çdo mundësi për ndryshime efektive.

Në nivelin politik, Merkel shikoi prapa në takimin e javës së kaluar të liderëve në Bruksel për të deklaruar: “Ne kemi arritur sukses”.

Aty ku dështoi mentori i saj i dikurshëm, ish-kancelari Helmut Kol, Merkel arriti të zbatojë një kontroll më lehtë të zbatueshëm mbi shpenzimet qeveritare, i cili do t’ia mundësonte Komisionit Evropian të drejtën e rishikimit të buxheteve kombëtare duke kundërshtuar ata që tejkalojnë kufijtë e borxheve.

Reagimet e para të tregjeve ndaj takimit në Bruksel ishin pozitive, por kjo ka ndodhur edhe më parë kur ndërmjet liderëve evropianë arriheshin marrëveshje pas marrëveshje.

Skeptikët thonë se, ekonomikisht, Merkel - mbretëresha e masave të shtrënguara në Evropë, ka arritur një fitore boshe, një që do të shpërbëhet sikurse çdo zgjidhje tjetër, për të cilën pretendohej se do të jetë e qëndrueshme e që më pas rezultoi e pasuksesshme.

“Nëse del se marrëveshja e re është e paefektshme për të obliguar zbatimin e rregullave, do të kthehemi sërish në pikën fillestare”, tha Tomas Klau, analist politik dhe kreu i zyrës së Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Pikërisht para suksesit të papritur të Merkelit, Obama doli me paralajmërimin e tij të pallogaritur. “Ekziston një krizë afatshkurtër që duhet të zgjidhet për të siguruar që tregjet të kenë besim se Evropa qëndron mbrapa Euros”, tha ai.

Obama është krenar me faktin se ka mbajtur, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por tërë botën larg shkatërrimit financiar më 2008, duke kryesuar me shpenzime enorme në tandem me mbështetjen e shfrenuar të Bankës Qendrore. Presidenti dhe aleatët e tij tani thonë se me këtë kanë shpëtuar botën nga rënia në një depresion tjetër të madh.

Duke injoruar kërcënimin afatshkurtër, zyrtarët amerikanë thonë se Merkel po ballafaqohet padashur me kërcënimin e madh, të cilin ata e kishin menaxhuar. Qeveritë e fuqishme mund të marrin hua me një çmim të lirë, thonë ekonomistët e të dyja anëve të Atlantikut për të shtuar se ato ekonomi e kanë për detyrë të ndërhyjnë më agresivisht se sa që do të bënin në punët e brendshme.

Gjermanët kundërshtojnë patundshmërish çdo zgjidhje që përfshin një borxh më të madh e po ashtu politikat që do të mund të shkaktonin inflacionin-obsesionin e tyre historik. Politikbërësit në Berlin dhe në selinë e Bundesbankës në Frankfurt kanë kërkuar përmbajtje nga ana e Bankës Qendrore Evropiane duke insistuar që ajo të mos blejë shumë obligacione nga shtetet e zhytura në borxh të eurozonës.

“Ne do të shpëtojmë Euron. Ne duhet të shpëtojmë Euron. Ne i kemi resurset dhe interesin më të madh. Por, ne do t’i kushtojmë rëndësi ndershmërisë fiskale”, tha Jozef Jofe, publicist i javores gjermane “Die Zeit”.

Duke përshkuar qëndrimin aktual gjerman ai tha: “Ne nuk do t’i sakrifikojmë kujtimet tona”.

Ekipi i Obamës këmbëngul se me recesionin në horizont për Evropën, kërcënimi për një inflacion është i ulët dhe se kërcënimi i vërtetë ka të bëjë me një depresion të madh.

Zyrtarët e administratës dhe shumë ekonomistë thonë se Gjermanisë po i kujtohet kriza e gabuar dhe se ajo do të duhej të përqendrohej në përsëritjen e deflacionit dhe tkurrjen ekonomike të 1930-ës, e jo në përsëritjen e Hiperinflacionit të viteve të 20-ta.

Amerikanët kanë një qasje më akomoduese rreth problemit moral se sa që kanë gjermanët. Ata thonë se koha për njehsime do të vjen pas rivënies së stabilitetit financiar dhe se, përndryshe, njerëzit e zakonshëm e jo të pasurit do të jenë ata që do t’i vuajnë më shumë pasojat.

Presidenti Obama, natyrisht, do të përballet me rizgjedhjen dhe e vlerëson krizën në Evropë si një nga kërcënimet më të mëdha meqë, siç thuhet, ajo do të mund ta kthente ekonominë amerikane në recesion. Zyrtarët gjermanë, ndërkaq, janë të vetëdijshëm për këtë dhe ankohen duke thënë se shqetësimi më i madh i Obamës janë rezultatet zgjedhore.

Gjermanët duket se po mirëpresin kolapsin e besimit të tregjeve: pa rritjen e presionit të tregjeve, Silvio Berluskoni, nuk do të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Pa nxitjen nga frika, shumica e partnerëve evropianë do të kishin qenë më ngurrues për t’i dhënë Brukselit autoritetin për rishikimin e buxheteve kombëtare dhe të drejtën për të imponuar sanksione për shkelësit e rregullave.

“Gjermanët kanë pasur një avantazh strategjik për ta lënë krizën në prag të Bashkimit Evropian duke e bërë të nevojshëm kalimin e asaj pjese të sovranitetit të Francës, gjë që ishte kundërshtuar gjithmonë nga ky shtet”, tha Jakob Funk Kirkegard nga Instituti për Ekonomitë Ndërkombëtare Peter G. Peterson në Uashington.

“Mund të thoni se kriza i ka shërbyer Gjermanisë si mjet për ta detyruar këtë dorëzim”, theksoi ai.

Shumë gjermanë e vlerësojnë pasionin anglo-amerikan për industrinë financiare si kulm të rënies së konkurrencës së Perëndimit me Lindjen. Bankat e mëdha krijojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë e mëdha duke kërkuar fonde të mëdha të shpëtimit pa krijuar rritje të qëndrueshme.

Në ndërkohë, eksportet gjermane do të shënojnë një rekord këtë vit duke kaluar kufirin një milion milionësh euro.

Por, strategjia e Merkelit mbetet shumë riskante. Një vit më parë ajo kishte llogaritur gabimisht kur insistonte se çfarëdo fondi i shpëtimit do të duhej të përfshinte sektorin privat, një kërkesë e përfshirë në shpëtimin e Greqisë. Tregjet ndëshkuan Italinë dhe Spanjën për këtë qëndrim, i cili u hodh poshtë në javën e shkuar gjatë takimit në Bruksel.

Obama ishte aq i shqetësuar sa që dërgoi sekretarin e Thesarit, Timëthi Gejtnër, për të alarmuar kontinentin para samitit. Por, anëtarët e tjerë të eurozonës u treguan të rezervuar, ndërsa miratuan marrëveshjen e së premtes për shkak të kostos në rritje dhe mundësive të tyre të vogla për të mos iu bashkuar udhëheqjes nga Gjermania.

“Shtetet që, në të kaluarën, kishin rezistuar këto lloj veprimesh janë nën një presion aq të madh për momentin sa që e shohin të nevojshme të rifitojnë kredibilitetin”, tha Jyrgen Matens, ekonomistë në Institutin për Hulumtime Ekonomike të Këlnit.

Në fund të fundit, fitoi qëndrimi i Merkelit. “Merkel po u thërret në mendje dhe po mban shënime”, tha Jofe, publicisti i “Die Zeit”.

Se a do të funksionojë strategjia e Merkelit është një pyetje të cilën do të nisin ta shtrojnë tregjet të hënën-deshi apo s’deshi ajo.

KOMENTE