Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flet pengu që u këmbye me 1 mijë vetë
English

Flet pengu që u këmbye me 1 mijë vetë

Jerusalem, 11 dhjetor 2011, NOA- Gilad Shalit, ushtari izraelit i marrë peng nga Hamasi për rreth 5 vjet, ka lëshuar mesazhin e parë publik, duke falënderuar gjithë ata që punuan për lirimin e tij.

“Ju falënderoj të gjithëve dhe do vazhdoj t’iu falënderoj për gjithë pjesën tjetër të jetës. Nuk kam dyshim se përpjekjet tuaja dhe mbështetja e familjes kanë qenë faktor vendimtar”, u shpreh Shalit duke iu drejtuar 300 aktivistëve të mbledhur në qendër të Izraelit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Shalit u lirua më 18 tetor, në vijim të një marrëveshje këmbimi me të burgosur të Hamasit, që çoi në nxjerrjen nga burgu të një mijë të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.

Shalit ishte rrëmbyer në 25 korrik të vitit 2006 në rrethinat e rripit të Gazës.

a.y/NOA

KOMENTE