Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Kurban” në Sarandë, Rama: Saliu e ka lexuar librin. Iliri nuk lexon
English

“Kurban” në Sarandë, Rama: Saliu e ka lexuar librin. Iliri nuk lexon

Tepelenë, 11 Dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani Lajm dhe foto Update – Pas qytetit të Tepelenës, Edi Rama ka vazhduar turin e promovimit të librit të tij “Kurban” në qytetin e Sarandës. Rama u shpreh se në këtë libër, i cili nuk është thjesht një libër kujtimesh, ai ka personazh Shqipërinë jo vetëm si është, por në faqet e “Kurban” gjendet edhe vizioni i tij për një rilindje të re shqiptare.

“Në libër është Shqipëria ashtu siç e shoh, si mund të ishte dhe si mund të bëhet. Në këtë libër është personazh edhe Saranda” u shpreh kështu të dielën në mesditë Rama në këtë qytet duke shtuar: “Në Shqipëri dhe në Sarandë nuk ka shtet, ka rënë trau kryesor i një shoqërie demokratike që është drejtësia. Drejtësia është dorëzuar përpara etheve për para”,

Sikurse raporton agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë këtij takimi duke iu përgjigjur edhe interesit të sarandiotëve Edi Rama ka theksuar me forcë se ndërtimet pa leje në këtë qytet, të cilat po e shkatërrojnë çdo pasuri të tij janë pjellë e një vizioni obskurantist që i ka rrënjët te qeverisja qendrore: “Veprimtaria pa leje është pjellë e një vizioni obskurantist të atyre që qeverisin Shqipërinë”

Duke i shkuar më thellë problemit të këtij qyteti, të cilit tha se po i shkërmoqen potencialet turistike nga ndërtimet pa kriter dhe nga gjykata apo gjykatës favorizojnë ndërtues dhe ndërtimet e tyre të paligjshme Rama vlerësoi këtë veprimtari si mirëfilli kriminale: “Kryetari i Bashkisë së Sarandës ka marrë shuplaka nga një gjykatë e mirëfilltë kriminale. Është bandë e mirëfilltë kriminale. Një organizatë mafioze me qëllim fitimi, që operon me vendime që janë turp i turpit të çdo drejtësie, dhe të çdo shkolle apo klase, ku këta dallkaukë kanë marrë aq mësime sa kanë marrë për drejtësinë. Tomat dhe Sashenkat edhe këtu në Sarandë veprojnë me të njëjtin brutalitet. Ky sistem drejtësie po denigron dhe shkatërron trupin fizik të Shqipërisë dhe trupin moral të shoqërisë tonë”

Kryetari i PS në këtë aktivitet të promovimit të librit të tij është pyetur lidhur edhe me deklarimet e palës tjetër politike lidhur me “Kurban” dhe përgjigjja e tij ishte: “Saliu është për të ardhur keq se e ka lexuar librin dhe bën sikur nuk e ka lexuar. Ndërsa Ilirin e besoj që nuk e ka lexuar librin. Iliri e ka me librat në përgjithësi dhe do ishte stërmundim t’i kërkoje ta lexonte se ai nuk lexon libra.”

Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes dhe kureshtjes së sarandiotëve dhe mendimi i Edi Ramës për sheshin “Skënderbej”. Rama rinënvizoi faktin se “Tirana sot është i vetmi kryeqytet që kishte shesh dhe e bëri kodër. Ndërkohë Skënderbeut sheshin ia bënë kodër, ndërsa kodrën në shtëpinë e tij ia bënë shesh për çimenton,” është shprehur kështu ndër të tjera lideri i opozitës, i cili kritikoi ashpër qeverisjen e sotme duke e cilësuar atë si një qeverisje me një vizion aspak qytetar.

Me të mbaruar takimin vetë Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter shkroi : “Gjykatësit në Sarandë mbështesin ndërtimet shkatërruese duke zmbrapsur kryebashkiakun dhe shtyrë Sarandën në humnerën e vetasgjësimit. Promovimi u kthye në një bashkëbisedim të ngrohtë e shumë interesant për shkak të Sarandës që është personazh i librit.”

Më herët gjatë ditës Kryetari i PS i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama ka qenë në Xarrë një komunw të cilwn vetë lideri i opozitës shumë shpesh e ka cilësuar si modelin e zhvillimit për fshatin shqiptar. Rama në Twitter për ndjekësit e tij dha këtë koment pas vizitës në këtë komunë: “Paraditja në Xarrë ku sapo ka mbaruar vjelja e mandarinave. 8 mijë tonë për Shqipërinë e Kosovën!”

i.t/NOA

KOMENTE