English

Një serb grabit me dhunë nënën e tij në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – I etur për ca para, një burrë serb në moshë të re, nuk ka kursyer as dajakun ndaj të ëmës për ta grabitur që t’i marrë dinarët.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje në orën 16.00 në rrugën “Rudarske Qete” në qytetin e Mitrovicës, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Policia duke konfirmuar lajmin tha zyrtarisht se “është arrestuar një mashkull K/Serb pasi që i njëjti ka grabitur me forcë nga nëna e tij 1000 dinar Serb. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE