English

Përplasi me makinë 75-vjeçarin, arrestohet

Lushnje, 12 dhjetor, 2011, NOA – Një person është arrestuar dje në qytetin e Lushnjës pasi si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor i ka marrë jetën një 75-vjeçari. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:30 aksin rrugor Berat - Lushnje, në hyrje të fshatit Karbunarë. Autori i aksidentit është Orikel Bajram Këmbora, 29 vjeç,banues në Lushnje.

Duke drejtuar automjetin e tij tip autoveture “Mercedez Benz”, me targe Lu 6165 B, Këmbora ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor 75 vjeç.

Pas verifikimit të shkaqeve të ngjarjes, policia ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka ndaj tij ka nisur procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

a.k/NOA

KOMENTE