English

Policia arreston 102 të kërkuar nga oferta e një televizori "dhuratë"

Çikago, 12 dhjetor, NOA-Policia e Çikagos ka arrestuar më shumë se 102 të kërkuar nga oferta e një televizori. Të kërkuarit, të gjithë për krime relativisht të vogla (të tilla si gjoba apo pagesat e papaguara familjare) morën një ftesë për të marrë pjesë në një testin të një modeli të ri televizori.

"Testi" parashikonte një pagesë prej 75 dollarësh për shqetësimin, duke pasur mundësinë e të dhuruarit falas të televizorit. Letra e ftesës është dërguar në adresat e fundit të 10.000 personave të kërkuar. Nga këto, më shumë se njëqind u prezantuan në selinë e "testit", ku gjetën një festë të rreme me balona, palaço që luanin, policë të veshur civilë etj për promovimin e modelit të ri të televizorit. Nga aty, të kërkuarit kanë shkuar në një dhomë tjetër gjoja për një intervistë, por këtu janë përballur me policë të vërtetë, që i kanë arrestuar ato një nga një, ndërsa të tjerët pritnin në heshtje në rresht në dhomën e pritjes.

a.e./NOA

KOMENTE