Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Shenjtor” në Ferizaj, zhdëp me shpulla një vajzë “për t’i prishur magjinë”
English

“Shenjtor” në Ferizaj, zhdëp me shpulla një vajzë “për t’i prishur magjinë”

Ferizaj, 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – E vetmja gjë që e mundonte prej kohësh ishte dyshimi i fortë se i kishin bërë magji. Duke parë se shumë shoqe të vetat, kishin shkuar nëpër ca njerëz që kanë mbushur Ferizajn e qytete të tjera duke u hedhur si shenjtorë që prishin magjitë, ka vendosur që të shkojë edhe ajo tek një burrë në Ferizaj.

Por ajo që ndodhi, e ka turbulluar aq shumë dhe për më tepër e ka lënë shakull në vend duke u përmendur vetëm në spital ku po mjekohet.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al raporton se incidenti ndodhi në rrugën “Ramush Shatrolli” në qytetin e Ferizaj.

Vajza nga ky qytet, ka shkuar tek prishësi i magjive, ka dhënë disa euro si shpërblim ashtu si bëjnë plot të tjerë, dhe ka pritur që ta ndihmonte.

Këtu ka nisur sporja sa komike aq dhe dramë më tej: Burri magjiprishës i ka thënë se asaj i kishin bërë magji dhe më shumë se një herë.

E i ka thënë më tej se për t’u larguar magjitë duhet t’i binte me shuplaka.

Vajza e ka pranuar duke dashur shumë që t’i prisheshin magjitë. Atëherë, “shenjtori” i ka hyrë më shpulla, fut e bjer duke e hedhur në tokë pa ndjenja.

Vajza është tronditur dhe ka marrë në telefon policinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Ferizaj tha zyrtarisht se “një mashkull K/Shqiptar i ka shkaktuar lëndime te lehta trupore një femre K/Shqiptare duke e goditur me shuplaka kinse për t’i larguar magjitë”.

Pas incidentit, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ai tani duhet të përgjigjet jo vetëm për dhunë fizike të shkaktuar por edhe për mënyrën si ai pretendon se prish magjitë. Dhe kjo është vepër penale, mashtrim i njerëzve për qëllime përfitimi.

E pra. Në këtë pikë, këshilla për shumë të tjerë që nuk lënë njerëz pa shkuar për të prishur magjitë, është një: Të paktën mos i lini t’ju gjuajnë me shpulla.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE