Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim në kazino “Senator”, dy të plagosur
English

Shpërthim në kazino “Senator”, dy të plagosur

Ferizaj, 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid BulkuNjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e Ferizajt duke shkaktuar plagosjen e djalit të pronarit të kazinosë dhe një personi nga stafi i punës.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al raporton se ngjarja ka ndodhur dje në orën 20.00 në rrugën “12 Qershori” në qytetin e Ferizaj te kazino “Senator”.

Burime zyrtare nga policia lokale i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al se pronari i kazinosë “Senator” ka njoftuar në polici se në lokalin e tij kishte shpërthyer një mjet eksplodues ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar djali i tij dhe një person i dytë, punonjës i kazinosë.

Policia konstatoi në vendin e ngjarjes se një pako bombë ishte vendosur në banjon e kazinosë dhe ka shpërthyer kur atje është afruar djali i pronarit.

Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt por nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij.

Sakaq njësitë përkatëse edhe pse kanë dalë në vendngjarje nuk raportohet për të arrestuar, dhe rasti është ne hetim e sipër nga policia.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE